PLATFORMAT MË TË MIRA PËR TË MËSUAR

MIRËSEVINI NË SHKOLLËN JOPUBLIKE "ROGACIONISTËT"

 

RRETH NESH

Shkolla Rogacioniste njihet në identitetin e saj si Shkollë Katolike nëpërmjet një Projekti Edukativ specifik gjurmlënës në profilin e vet dhe, duke deklaruar disa objektiva të përgjithshme, shpjegon detyrën që merr përsipër përballë familjeve dhe nxënësve që vendosin të marrin pjesë në të. Ky projekt është kryesisht i orjentuar për formimin e personit në mënyrë të përgjithshme, nën profilin kulturorë, fetare dhe civil…

Gjimnazi jopublik “ Rogacionistët” është një gjimnaz i përgjithshëm katolik që i jep rëndësi të veçantë Njeriut. Ndaj vizioni ynë është nxitja në rrugëtimin formativ e çdo nxënësi, duke i dhënë mundësi të shprehë aftësitë e veta në rrafshin e dijes, dashurisë, marrëdhënieve ndërpersonale, duke vlerësuar origjinalitetin dhe diferencat e secilit në formimin e qytetarit evropian.

Gjimnazi ynë, me një komunitet të larmishëm nxënësish dhe me një vazhdimësi arritjesh, ka si mision të sigurojë faktin që çdo nxënës të arrijë sukses akademik, rritje personale dhe përgjegjshmëri sociale duke krijuar një mjedis të sigurtë e të përshtatshëm për nevojat dhe aspiratat e secilit individ. Ky mision përfshin edukimin e këtyre të rinjve në përputhje me vlera të caktuara duke u kujdesur që të jenë të gatshëm për të hedhur hapa të sigurtë në të ardhmen. Me pak fjalë, qëllimi ynë është që të mbështesim dhe fuqizojmë nxënësit tanë që të bëhen:
– Nxënës të suksesshëm
– Individë të vetëdijshëm
– Qytetarë të përgjegjshëm
– Kontribues efikas dhe pozitivë në shoqëri

Lexoni Me Shume

Kjo arrihet duke mundësuar eksperienca sfiduese dhe stimuluese, duke nxitur të mësuarin bashkëpunues dhe të pavarur. Gjithashtu, aspirata të tjera kyçe përfshijnë edhe aplikimin e strategjive të shumëllojshme të mësimdhënies apo mësimnxënies alternative, duke synuar që të formësohet një individ i aftë për të menduar në mënyrë kritike, i lirë në mbajtjen e qëndrimeve personale dhe i përshtatshëm lehtësisht në situata të panjohura jashtë kontekstit shkollor.
Si shkollë katolike, është e pamundur të mos u vijmë në ndihmë edhe shtresave sociale më vulnerabël me problematika ekonomike,

– Synimet kryesore të shkollës sonë përfshijnë:
 Rritjen e rezultateve në nivel shkolle duke i motivuar nxënësit vazhdimisht që të jenë ambiciozë për arritjet e tyre
– Përgatitjen e nxënësve që të jenë kërkues, elokuent, mendues të pavarur kritik si dhe individë të përgjegjshëm e të vetëdisiplinuar që të tregojnë respekt ndaj vetes e të tjerëve
– Formimin e nxënësve që të zotërojnë kompetenca, njohuri, shkathtësi e shprehi të cilat ndihmojnë në formimin e tyre të gjithanshëm.

Gjimnazi ynë ka si qëllim arritjen e këtyre objektivave:
– Mundësimi i një programi të plotë të mësimdhënies duke përdorur praktikat më të përshtatshme arsimore në përputhje me nevojat intelektuale, sociale dhe kulturore të nxënësve
– Zbërthimi i kurrikulës në mënyrë inovative dhe sfiduese nga një staf i angazhuar për ta çuar shkollën përpara si një shkollë lider në edukimin bashkëkohor dhe mësimdhënien me në qendër nxënësin.
– Orientimi i nxënësve në botën e teknologjisë duke i ndërgjegjësuar në përzgjedhjen e informacionit në shërbim të procesit mësimor
– Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i stafit nëpërmjet trajnimeve të brendshme si dhe atyre të organizuara nga MAS apo bashkëpunimit me shkollat e tjera private
– Ruajtja e standardeve akademike duke përfshirë rezultatet e larta në provimet e Maturës Shtetërore dhe rrjedhimisht duke ndërtuar një reputacion të spikatur e të pakundërshtueshëm që zbeh qëndrimet negative ndaj arsimit privat.
– Inkurajimi i tolerancës dhe pranimit të individëve të tjerë pavarësisht diversitetit, vlerave fetare, sociale e familjare të tyre
– Parandalimi i ngacmimeve fyese dhe tolerancë zero ndaj dhunës verbale e psikologjike
– Konsolidimi i bashkëpunimit me prindërit si faktor kyç dhe i pazëvendësueshëm në edukimin e brezit të ri.
Në këtë mënyrë, shkolla nuk është thjesht një “inkubator” dijesh apo “kurth” i kreativitetit dhe imagjinatës, por trampolinë e sigurt drejt së ardhmes per individë krijues e iniciatorë të ideve të reja.

“Sekreti i edukimit është Dashuria pasi ajo që del nga zemra është më frytdhënëse dhe jetëgjatë, sepse edukimi është çështje zemre”
(Atë Anibale -Shën Roza Venerini)

APLIKIME PËR NXËNËS

Aplikimet për vitin shkollor 2020-2021 janë të shumta në shkollën tonë dhe kan bër zgjedhjen e duhur. Bëje dhe ti zgjedhjen tënde.
ZGJIDH GJIMNAZIN “ROGACIONISTËT”

APLIKIME PËR STAF PEDAGOGJIK

Sigurisht stafi jonë pedagogjik përbëhet nga mësues shumë të mirë, të kualifikuar në shkollat më të mira të vendit po ashtu dhe jashtë vendit tonë. Por nëse mendoni se dhe ju jeni të përgatitur dhe keni kualifikimin e duhur duhet të bëheni pjes e stafit tonë.

KULIFIKIMET TONA

055-contract-11
CERTIFIKIMET

CERTIFIKUAR SI NJE NDËR SHKOLLAT MË TË MIRA NË VEND NGA MINISTRIA E ARSIMIT SPORTIT DHE RINIS

015-answer
ISH-NXËNËSIT

NXËNËSIT TË CILËT KAN MBARUAR NË GJIMNAZIN TONË JAN SOT NË UNIVERSITETET MË TË MIRA NË VEND GJITHASHTU DHE JASHTË VENDIT.

034-ebook
LIBRAT DHE LIBRARIA JON

LIBRAT TË CILËT NE ZGJEDHIM TË ZHVILLOJMË NË AMBIENTET E GJIMNAZIT TONË JAN LIBRA TË ZGJEDHUR ME KUJDES DHE TE MIRATUAR NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTEVE. GJITHASHTU LIBRARIA NË SHKOLLËN TONË PËRMBAN LIBRAT E DUHUR PËR ZHVILLIMIN DHE RRITJEN E DËSHIRËS TEK NXËNËSIT PËR TË ARRITUR SUKSES NË TË ARDHMEN.

ÇFARË THONË NXËNËSIT TANË ?

 

KOMENTET