Shkolla Rogacioniste njihet në identitetin e saj si Shkollë Katolike nëpërmjet një Projekti Edukativ specifik gjurmlënës në profilin e vet dhe, duke deklaruar disa objektiva të përgjithshme, shpjegon detyrën që merr përsipër përballë familjeve dhe nxënësve që vendosin të marrin pjesë në të. Ky projekt është kryesisht i orjentuar për formimin e personit në mënyrë të përgjithshme, nën profilin kulturorë, fetare dhe civil…

Sepse synimet kryesore të shkollës sonë përfshijnë:

 – Rritjen e rezultateve në nivel shkolle duke i motivuar nxënësit vazhdimisht që të jenë ambiciozë për arritjet e tyre

 – Përgatitjen e nxënësve që të jenë kërkues, elokuent, mendues të pavarur kritik si dhe individë të përgjegjshëm e të vetëdisiplinuar që të tregojnë respekt ndaj vetes e të tjerëve

 – Formimin e nxënësve që të zotërojnë kompetenca, njohuri, shkathtësi e shprehi të cilat ndihmojnë në formimin e tyre të gjithanshëm.

Gjimnazi ynë, me një komunitet të larmishëm nxënësish dhe me një vazhdimësi arritjesh, ka si mision të sigurojë faktin që çdo nxënës të arrijë sukses akademik, rritje personale dhe përgjegjshmëri sociale duke krijuar një mjedis të sigurtë e të përshtatshëm për nevojat dhe aspiratat e secilit individ. Ky mision përfshin edukimin e këtyre të rinjve në përputhje me vlera të caktuara duke u kujdesur që të jenë të gatshëm për të hedhur hapa të sigurtë në të ardhmen. Me pak fjalë, qëllimi ynë është që të mbështesim dhe fuqizojmë nxënësit tanë që të bëhen:

 – Nxënës të suksesshëm

 – Individë të vetëdijshëm

 – Qytetarë të përgjegjshëm

 – Kontribues efikas dhe pozitivë në shoqëri

Kjo arrihet duke mundësuar eksperienca sfiduese dhe stimuluese, duke nxitur të mësuarin bashkëpunues dhe të pavarur. Gjithashtu, aspirata të tjera kyçe përfshijnë edhe aplikimin e strategjive të shumëllojshme të mësimdhënies apo mësimnxënies alternative, duke synuar që të formësohet një individ i aftë për të menduar në mënyrë kritike, i lirë në mbajtjen e qëndrimeve personale dhe i përshtatshëm lehtësisht në situata të panjohura jashtë kontekstit shkollor.

Si shkollë katolike, është e pamundur të mos u vijmë në ndihmë edhe shtresave sociale më vulnerabël me problematika ekonomike, familjare, sociale e shëndetësore që të mos ndihen të neglizhuar e të përjashtuar nga pjesa tjetër.

Gjimnazi jopublik “ Rogacionistët” është një gjimnaz i përgjithshëm katolik që i jep rëndësi të veçantë Njeriut. Ndaj vizioni ynë është nxitja në rrugëtimin formativ e çdo nxënësi, duke i dhënë mundësi të shprehë aftësitë e veta në rrafshin e dijes, dashurisë, marrëdhënieve ndërpersonale, duke vlerësuar origjinalitetin dhe diferencat e secilit në formimin e qytetarit evropian.

RRETH NESH

Shkolla Rogacioniste njihet në identitetin e saj si Shkollë Katolike nëpërmjet një Projekti Edukativ specifik gjurmlënës në profilin e vet dhe, duke deklaruar disa objektiva të përgjithshme, shpjegon detyrën që merr përsipër përballë familjeve dhe nxënësve që vendosin të marrin pjesë në të. Ky projekt është kryesisht i orjentuar për formimin e personit në mënyrë të përgjithshme, nën profilin kulturorë, fetare dhe civil.

Edukimi është i kuptuar sipas mendimit të Kishës. Vepra e saj pra, vendos figurën e Jezusit si krishtere dhe dhuratës bujare të vetvetes për të tjerët.
Qëllimi i shkollës së Rogacionistëve do të jetë transmetimi i vlerave të krishtera të bashkimit dhe vëllazërimit, të pranimit dhe të hapjes ndaj të gjithëve.
Sipas modelit të Shën Anibalit, edukimi i vërtetë nuk është një ushtrim i pushtetit mbi një të ri, por nje bashkëpunim që stimulon dhe inkurajon, dhe që, nëpërmjet dialogut dhe arsyes, zbulon cilësitë e çdonjërit, duke u nisur pikërisht nga njohja e pyetjeve më thelbësore.

Angazhimi i kësaj shkolle është rimarrja e një etike shoqërore për tejkalimin e individualizmit, sot shumë i përhapur dhe, njohjen e vlerave njerëzore akoma përpara të atyre fetare, si: demokracia, respekti i të drejtave njerëzore, të ligjit, të paqes, të barazisë kundrejt Zotit dhe njerëzve, të solidaritetit, të ndërkulturimit. Objektiva kryesore i institutit megjithatë nuk është thjeshtë mësimdhënje, arsim, por edukim i individit, formim i ideve të veta, të qëndrimit dhe sjelljes, dhe si përmbledhje të personalitetit të vet. Kuptohet që për edukim nuk do të thotë vetëm drejtim, por edhe shoqërim; prandaj mirbesimi dhe besueshmëria reciproke janë të domosdoshme për të tejkaluar vështirësitë dhe çastet kritike. Kjo shkollë, duke treguar një kujdes maksimal për figurën qëndrore të nxënësit, ka ndër mend të ofrojë mundësi formuese të ndryshme, duke patur parasysh prejardhjen territoriale, sociale dhe veshtirësitë e mundshme familjare e psikologjike, pa menjanuar dhe gjykuar, por duke qëndruar me një sjellje të hapur mirpranimi.

Kush pranon një nga këta fëmijë në emrin tim , më pranon mua; e kush pranon mua, pranon atë që më ka dërguar (Mk 9,37).
Në këtë mënyrë institucioni mbetet besnik në transmetimin aktiv të vlerave ungjillore: duam të vëndosim premisat për realizimin e thirrjes vetjake , duke bërë që të gjejnë këtu një vënd të privilegjuar rritjeje. Urohet që çdo nxënës dhe student të bëhet një sjellës aktiv i këtij mesazhi, në harmoni me përshpirtërinë e Themeluesit SH. Anibalit, që thirret në lutjen e përditshme.
Dërgo o Zot apostuj të shenjtë në Kishën tënde.

Të rinjtë që dëshirojnë të ferkuentojnë shkollën tonë firmosin Projektin Edukativ të propozuar, sëbashku me prindërit e tyre. Ky xhest nuk don të jetë një formalitet i thjeshtë, por në të kundërt dëshiron të thërrasë kujdesin e tyre mbi vlerat frymëzuese të jetës se istitucionit, vlera që, duke berë në këtë mënyrë , pranohen e nënshkruhen me plot vetëdije e përgjegjësi. Përbërësit kryesorë të veprës edukative –shkollë –prindër- nxënës – janë në këtë mënyrë të thirrur edhe formalisht, të bashkëpunojnë në çdo mënyrë që parimet e paraqitura nga ky projekt mos ta humbin pritshmërinë, por që të vëndosen në praktikë dhe të gjallërohen.

 

0 +
Studentë të vitit Akademik 2010-2011
56 +
Studentë të vitit Akademik 2013-2014
246 +
Studentë të vitit Akademik 2017-2018
0 +
Studentë të vitit Akademik 2020-2021

Pse ne duhet të jemi zgjedhja juaj?

01

Sepse synimet kryesore të shkollës sonë përfshijnë:

  • Rritjen e rezultateve në nivel shkolle duke i motivuar nxënësit vazhdimisht që të jenë ambiciozë për arritjet e tyre
  • Përgatitjen e nxënësve që të jenë kërkues, elokuent, mendues të pavarur kritik si dhe individë të përgjegjshëm e të vetëdisiplinuar që të tregojnë respekt ndaj vetes e të tjerëve
  • Formimin e nxënësve që të zotërojnë kompetenca, njohuri, shkathtësi e shprehi të cilat ndihmojnë në formimin e tyre të gjithanshëm.

Misioni Ynë

02

Gjimnazi ynë,  me një komunitet të larmishëm nxënësish dhe me një vazhdimësi arritjesh, ka si mision të sigurojë faktin që çdo nxënës të arrijë sukses akademik, rritje personale dhe përgjegjshmëri sociale duke krijuar një mjedis të sigurtë e të përshtatshëm për nevojat dhe aspiratat e secilit individ. Ky mision përfshin edukimin e këtyre të rinjve në përputhje me vlera të caktuara duke u kujdesur që të jenë të gatshëm për të hedhur hapa të sigurtë në të ardhmen. Me pak fjalë, qëllimi ynë është që të  mbështesim dhe fuqizojmë nxënësit tanë që të bëhen:

  • Nxënës të suksesshëm
  • Individë të vetëdijshëm
  • Qytetarë të përgjegjshëm
  • Kontribues efikas dhe pozitivë në shoqëri

Lexo Me Shume

Kjo arrihet duke mundësuar eksperienca sfiduese dhe stimuluese, duke nxitur të mësuarin bashkëpunues dhe të pavarur. Gjithashtu, aspirata të tjera kyçe përfshijnë edhe aplikimin e strategjive të shumëllojshme të mësimdhënies apo mësimnxënies alternative, duke synuar që të formësohet një individ i aftë për të menduar në mënyrë kritike, i lirë në mbajtjen e qëndrimeve personale dhe i përshtatshëm lehtësisht në situata të panjohura jashtë kontekstit shkollor.

Si shkollë katolike, është e pamundur të mos u vijmë në ndihmë edhe shtresave sociale më vulnerabël me problematika ekonomike, familjare, sociale e shëndetësore që të mos ndihen të neglizhuar e të përjashtuar nga pjesa tjetër.

Vizioni Ynë

03

Gjimnazi jopublik “ Rogacionistët” është një gjimnaz i përgjithshëm katolik që i jep rëndësi të veçantë Njeriut. Ndaj vizioni ynë është nxitja në rrugëtimin formativ e çdo nxënësi, duke i dhënë mundësi të shprehë aftësitë e veta në rrafshin e dijes, dashurisë, marrëdhënieve ndërpersonale, duke vlerësuar origjinalitetin dhe diferencat e secilit në formimin e qytetarit evropian.

OPINIONET RRETH NESH