Integrimi i nxënësve me
specifika të vecanta
Veprimtaritë vjetore të shkollës
Veprimtaritë e ndryshme shkollore, të përfshira në planin vjetor të strukturës së re të gjimnazit, kanë marrë gjithnjë e më shumë prioritet në rolin që do të luajnë në aftësimin e nxënësve në fitimin e kompetencave të reja për jetën.
Partneriteti mësues- nxënës, për planifikimin dhe realizimin e këtyre veprimtarive, përbën sot celësin e suksesit të tyre. Shkolla jonë ofron strukturën e përshtatshme duke përfshirë jo vetëm klimën pozitive, por edhe infrastrukturën fizike si pjesë e klimës pozitive dhe vizionit të shkollës.
Veçori tjetër është edhe ndërthurja e aktiviteteve që ofron strategjia e MAS me aktivitetet e kalendarit të Ambasadorëve të Paqes.
Kjo fillon me ndërthurjen e Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Huaja me Ditën Ndërkombëtare të Paqes me tematikën “ Paqja flitet e kuptohet në të gjitha gjuhët e botës”.
Për të vijuar pastaj me muajin tetor, muajin e krijimtarisë dhe arteve, në të cilin kërkohet evidentimi i talenteve në cdo fushë të artit dhe çertifikimi i tyre.


Sigurisht që nuk mund të qëndrojnë jashtë vëmendjes sonë edhe 28 e 29 Nëntori, si ditë të rëndësishme në memorien e historisë sonë kombëtare. Ndaj edhe shkolla jonë zhvillon një gamë të gjërë aktivitetesh si:
– Dokumentarë historikë
– Ese – krijimtari
– Këndi festiv me imazhe e mesazhe përmes pikturës etj.
Me një përvojë shumëvjeçare është krijuar një traditë e kthimit të Ditës Botërore të Vullnetarizmit në një ditë të përgaditjes së “ dhuratave- ndihmë” për familjet në nevojë. Kjo nismë bëhet në bashkëpunim me komunitetin “ Santa Maria” i cili na ndihmon në evidentimin e familjeve më në nevojë. Gjithashtu pjesë e “dhuratave- ndihmë” është edhe shtëpia familje “ Rozalba”.
Ajo që synojmë përmes aktiviteteve tona është formimi gjithnjë e në rritje i humanizmit dhe vullnetarizmit në komunitet, si element shumë i rëndësishëm në edukimin dhe formimin e Njeriut.
E parë në këtë këndvështrim, edukim dhe promovim vlerash, përkujtohet gjatë muajit janar edhe Holokausti. Dokumentarë të përgaditur nga vetë nxënësit nxjerrin në pah vlerat e karakterit shqiptar mbi mikpritjen dhe besën ndaj mikut. Kontribut që çon në mbrojtjen e mijëra hebrenjve nga genocidi hitlerian.





Ndërthurja e aktiviteteve mujore të kalendarit vjetor, shpreh specifikën e objektivave të realizimit të vlerave që mbartin këto aktivitete duke e kthyer shkollën tonë në qendër:
– Të rëndësishme komunitare.
– Të përforcimit të kompetencave qytetare e digjitale.
– Të gjithëpërfshirjes ( nga viti i parë deri te maturantët).
– Të solidaritetit dhe frymës bashkëpunuese.
– Të forcimit të partneritetit mësues- nxënës- prind
– Të forcimit të integrimit të hallkave të strukturës shkollore: qeveri nxënësish, psikolog, staf mësuesish, staf drejtorie dhe partnerë të jashtëm
Ky vit akademit ( 2020- 2021) e përball shkollën tonë me sfida dhe arritje të tjera si vazhdimësi progresive e saj duke synuar që të jemi të parët që integrojmë risitë më të fundit në mësimdhënie pët të edukuar individë me një formim të gjithanshëm e bashkëkohor.
Zhvillimet shoqërore po ndodhin në përmasa globale dhe si shkollë nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj tyre. Duhet të përshtatemi sa më shumë të jetë e mundur me teknologjinë dhe metodat e tjera për aq sa e lejojnë specifikat në fushën e arsimit. Brezi i ri duhet të jetë personazhi kryesor i gjithë procesit të edukimit personal e mësimor.
⦁ Shkolla si komunitet
Klima pozitive nuk është thjeshtë pjesë kurrikulare si pjesë e misioni, por më shumë është pjesë reale e përditësuar në këtë shkollë. Këtë pozitivitet e nis në zanafillë stafi drejtues, stafi mësimor dhe gjen formatin në të gjithë komunitetin shkollor. Për të kuptuar më mirë këtë i referohemi shprehjes së Atë Anibale: “Sekreti i edukimit është dashuria” dhe vazhdon… “Familjariteti dhe mirëbesimi janë të domosdoshëm për të kapërcyer vështirësitë dhe çastet kritike”.
Familjarizimi i të gjithë aktorëve të kësaj bashkësie përputhet me vizionin dhe ecurinë e saj. Statusi i ndryshëm social i komunitetit të prindërve flet për besueshmërinë që ka ndaj vlerave të kësaj shkolle. Familje me status ekonomik dhe social të ulët kanë gjetur pranimin dhe edukimin e fëmijëve të tyre ( me bursa sociale që shkolla ofron për këtë kategori). Gjithnjë në rritje është prurja nga familjet me status të lartë ekonomik dhe social të cilët kanë përzgjedhur si shkollën më të mirë për fëmijët e tyre. Këtë e dëshmon numri i lartë i konkurentëve të vitit të ri akademik ku nga 294 nxënës janë kualifikuar vetem 134 (sipas kritereve dhe ambjenteve që shkolla ka).
Në vazhdim të partneriteteve shkolla jonë nuk mund të kuptohet pa një bashkëpunim të gjërë komunitar. Në këtë marrëdhënie partneriteti ndërthuren të gjithë elementët e vizionit dhe misionit të saj, ku integrohen të gjithë aktorët e bashkësisë edukative.


Nuk është thjesht listim, por bashkëpunim real me :
⦁ Drejtorinë Arsimore Rajonale, Lezhë
⦁ Biblioteka e Lezhës
⦁ Shkolla “Atë Pjetër Mëshkalla”
⦁ Ambasadorët e Paqes
⦁ Kryqi i Kuq Shqiptar
⦁ Qendra e integrimit të romëve , “ Santa Maria”
⦁ Word Vision
⦁ Guardia di Financa Itali
⦁ Zyra e shërbimit social
⦁ Caritasi Dioqezan Lezhë
⦁ Komuniteti “Sant Egidio”
⦁ Meri Word Loreto……………………Etj
Gama e veprimtarive sjell bashkëveprimet në fushën e aktiviteteve, dhurimit të gjakut, bashkëpjesmarrje në konkurse, ndihmë reale ndaj komunitetit rom, edukim ndaj trafikimit të qenieve njerëzore dhe korrupsionit, rrugëtimin në formimin shpirtëror …..etj.
Gjithashtu, mbahen lidhje të vazhdueshme edhe me universitete që presin dhe arsimojnë nxënësit tanë duke qenë bashkëudhëtarë në edukimin dhe plotësimin e tyre njerëzor dhe profesional.
Në bashkësinë tonë komunitare raportet dhe urat e bashkëveprimit janë pika të forta të referencave dhe arritjeve në integrimin shoqëror.
Domosdoshmëria e një klime pozitive që formaton një shkollë shoqëron edhe strategjitë e saj të integrimit edhe të nxënësve në nevojë.